OT: PJESËMARRJE NË PANAIRET E LUKAVACIT DHE SHKUPIT

Sajam Lukavac, Panairi LukavacOrganizata Turistike e Ulqinit është duke marrë pjesë edhe në panairet e Lukavacit dhe Shkupit të cilët mbahen prej 7 deri me 9 maj dhe atë në bashkëpunim me Organizatën Nacionale të MZ, Ministrinë e turizmit dhe organizatat lokale të Budves, Tivarit, Tivatit dhe Kotorit.

Panairi i Lukavcit është njëri ndër më të rëndësishmit në Bosnje, treg shumë i rëndësishëm për Ulqinin, nga ku edhe numri i mysafireve rritet për çdo vit e më shumë. Binjakëzimi dhe partneriteti që është bërë vitin e kaluar me ketë qytet kishin një vlere dhe rendësi te madhe për vendin tone dhe kontribuar qe edhe delegacioni i Ulqinit te pritet ne një nivel shume te lartë. Ne stendën e Ulqinit dhe Tivatit numri i vizitorëve ishte shumë i madh por edhe interesimi qe është treguar për ofertën turistike për vitin 2015 ishte me i madh se sa e kemi pritur. Gjatë ditës së parë përfaqësuesit e Organizatës turistike i vizituan nënkryetari i Komunës se Lukavacit z.Mahmutoviq, drejtori i panairit z.Nuhanoviq, si dhe ansambli  folklorik “Devetak” te cilët ishin mysafirët tanë gjate manifestimit Dolcinium International Festival. Prej afaristëve në këtë panair prezent janë hoteli Mediteran dhe agjencia In Montenegro të cilët patën mundësinë te takohen me klientët e interesuar për një bashkëpunim me Ulqinin.

Ne panairin e Shkupit Organizata Turistike e Ulqinit është duke marre pjese për te paren here, pasi qe edhe numri i turisteve nga Maqedonia është ne rritje, kështu qe mund te themi qe edhe tregu i Maqedonisë ka një rendësi të madhe për ne. Ne këtë panair kemi prezent hotelin Mediteran dhe hotelin Grand të cilët poashtu patën mundësinë te takohen me agjenci dhe klientë të interesuar. Edhe këtu interesimi ishte i madh për vendin tone, ku me tepër janë kërkuar ofertat për akomodime si ato hotelerike, por edhe për akomodime private, për plazhe, për jetën e natës, etj.

Shpresojmë qe promovimi i  ofertës turistike dhe pjesëmarrja jonë ne këto panaire te cilët po mbahen para sezonit turistik do te ndikojnë në rritjen e numrit te turisteve nga këto vende sepse edhe numri me i madh i fjetjeve realizohen nga vendet e rajonit, përfundojnë nga shërbimi i OT Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi