Organizata turistike do të prezantoi ofertën turistike të rivierës së Ulqinit në Panairin e 23 ndërkombëtar të turizmit “Holiday world” në Prag, i cili do të mbahet nga 20 deri më 23 shkurt.Mysafirët nga Çekia më së shumti janë të interesuat për turne në disa vende dhe banim në hotelet familjare. Për sezonin e ardhshëm agjencia e njohur çeke “Kovaturs” ka marrë me qira pjesën e madhe të kapaciteteve të NHT “Riviera e Ulqinit”. Kohëzgjatja mesatare e pushimit është nga 7 në 14 ditë.
Në plan është organizimi i shumë takimeve të punës me përfaqësuesit e agjencive turistike dhe operatorëve turistik. Pritet pjesëmarrja masive e medieve elektronike dhe të shkruara si dhe përfaqësues të biznesit çek.