OT: PJESËMARRJE NË PANARIN E NOVI SADIT

Aco Jacoviq, OT Ulqin, TO UlcinjPanairi ndërkombëtar i turizmit në Novi Sad, i 48 me radhe, mbahet prej 8 deri me 10 tetor 2015.

Këtë vit Mali i Zi ka fituar statusin e shtetit partner të panairit të Novi Sadit, kështu që Organizata Nacionale e Malit të Zi në bashkëpunim me Ministrinë e turizmit, Ambasadën e Malit të Zi në Sërbi, dhe bashkë me organizatat lokale po prezantojnë ofertën turistike të vendit si për sezonin e ardhshëm dimëror por edhe veror për vitin 2016.

Oferta është duke u prezantuar në një stendë prej 200m2 në kuadër të së cilës po merr pjesë edhe Organizata Turistike e Ulqinit.
Organizata Turistike e Ulqinit merr pjesë në Novi Sad për të tretën herë me një materijal propagandues që i ofrohet të gjithë vizitorëve. Përveç organizatave bregdetare (Ulqini, Tivari, Budva, Kotori dhe Tivati) në këtë panair janë duke marrë pjesë edhe organizatat e Podgoricës, Kolashinit, Bijelo Poles, Nikshiqit, Beranes dhe Zhablakut.

Panairi ndërkombëtar i turizmit në Novi Sad promovon destinacionet dhe klasteret aktuale turistike, turizmin shëndetësor, rural, qytetar dhe eko turizmin.

Kur janë turistet nga Sërbia në pytje, për nga numri i fjetjeve të realizuara marrin një vend të rëndësishem kështu që mund të themi që Sërbia është një treg i rëndësishëm për Ulqinin.

Panairi tjeter i madh në Sërbi ku Organizata Turistike planifikon pjesëmarrjen është panairi i Beogradit në vitin 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi