OT: Prezantimi “Hapni kufijtë për aventura dhe mundësi të reja për udhëtime

image-0-02-05-fbb4d6451149807b3d62bdd26f5237c483b1149a78c8138346edb8de53cd4520-VMe 16.02.2017, në hapësirat e Organizatës joqeveritare Mogul është mbajtur prezentimi në kuadër të projektit EU *Hapni kufinjtë për avantura dhe mundësi të reja për udhëtime*. Volonturizmi si një risi në vendin tonë, i drejtuar në ato turistë që janë të interesuar për pushime aktive dhe me njohjen e destinacioneve me anë të kontakteve direkte shoqërore dhe me pjesëmarrjen e programeve me pergjegjësi shoqërore, është bazë e produkteve turistike që do të kontribojë në pjesët kufitare atraktive të Malit të Zi dhe Kroacisë.

image-0-02-05-d79da561a74f3167ecf3eef9764bdfa9906e91fb79705fae1e7b78c1e0459bd4-VTurizmi si dega kryesore e këtij rajoni, përmes të produkteve turistike ekologjike dhe innovative do të mundësoje zhvillimin dhe do të përmiresojë bashkëpunimin ndërmjet sektoreve publik dhe joprofitabil në punimin e koncepteve për pushime dhe udhëtime, si dhe aktiviteteve volontare në rajonin e pasur me mënyrën e jetës tradicionale, bukurive natyrore dhe ruajtjen e mjedisit.

Turizmi mund të themi që është dega më e rëndësishme ekonomike edhe tek edhe në botë – fillimisht për shkak të punësimeve dhe profitit. Edhe pse ky sektor është goditur nga kriza ekonomike, sot është ajo degë e cila tregon shenjat më të shpejta të shërimit. Organizata Turistike e Ulqinit si gjithmonë merr pjesë ne çdo takim që ka të bëjë me temën e turizmit, morri pjesë edhe sot në këtë prezentim së bashku me praktikantet që janë momentalisht të punësuar tek ne, të cilët patën mundësine që të fitojnë disa informata dhe të dhëna kryesore për trended e reja turistike në botë siç është pra volonturizmi.

Poashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për potencijalet e Komunës sonë nëpërmjet disa shembujve konkret ku mund të implementohet ky trend i turizmit.

Organizata turistike, Turisticka organizacijaPërfaqësuesi i Organizatës Turistike Armend Milla tha që është e rëndësishme të përmendet që ky trend është duke u konsideruar shumë interesant ne disa vende rajonale siç janë Kroacia dhe Slovenia. Ky trend eshte ngushte i lidhur me përgjegjësine shoqërore kështu që do të duhet kohë që të jetë ne dispozicion edhe disa grupeve më të mëdha dhe të organizuara në vendin tonë. Një shembull në të cilin mund të bazohemi dhe mund të shpresojmë që volonturizmi do të zhvillohet dhe përparojë në të ardhmen, kur është diskutuar për eko turizmin para 20 viteve, nuk kemi qenë në dijeni që eko turizmi do të arrije nivelin dhe pozicionin ku gjendet sot, kështu që kur diksutohet për këto trende dhe risi turistike, gjithnjë duhet të lemë kohën si treguesi më i mirë por gjithmonë me angazhimin tonë maksimal.

Shërbimi i OT Ulqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu

Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi
Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjet dhe popullin turk në keto momente të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Qytetarët

Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore
Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore

AMBASADA E REPUBLIKËS SË TURQISË Sh.E.T. Mr. Barış Kalkavan, ambasador   Shkëlqesia Juaj, Si mik me lidhje të gjata historike me Republikën e Turqisë, qytetarët tanë dhe të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo