OT: PREZANTIMI I ULQINIT NË “PRAG HOLIDAY WORLD 2017“

Minir Karamanaga 1Panairi ndërkombëtar i turizmit në Prag është një manifestim tradicional në të cilën Organizata Turistike e Ulqinit prezanton ofertën e vet për tregun e Çekisë, prej të cilit kemi një numër të konsiderueshëm të turistëve. Bashkëpunimi i mirë me organizatat tjera lokale ka rezultuar me pjesëmarrjen e përbashkët ne këtë panair ku Organizata e Ulqinit po merr pjesë me OT të Budvës, Tivarit, Tivatit, Herceg Novit, Podgoricës  dhe Kotorrit.

Ditën e parë të panairit janë mbajtur takime me përfaqësuesit e agjensioneve turistike dhe turoperaterëve me të cilët do të vazhdohet bashkëpunimi. Vizitorëve të stendës sonë është ofruar material i ndryshëm promovues në gjuhën angleze dhe çehe që janë informuar si për ofertën turistike të Ulqinit por edhe të Malit të Zi në tërësi për vitin 2017. Interesimin më të madh e kanë patur për akomodimin privat por edhe të hoteleve në vendet bregdetare, por edhe për çmimet e sezonit veror për këtë vit. Prej afaristëve në panairin e Pragut janë prezent Riviera e Ulqinit, .

Ditën e dytë të panairit me 17 shkurt është e planifikuar press konferenca ku do të marrin pjesë rreth 15 gazetarë të ndryshëm siç janë: Travel Trade Gazette, World Trend, Spigl, New Europe, The Economist, Gastro Report, Travel Proxy, Dorian Press, Urfart, Will Shows, CTP etj. Drejtori i OTU Mr Fuad Haxhibeti do të ketë disa minuta në dispozicion për të prezantuar ofertën turistike të Ulqinit gazetarëve.

Në panairin e 26 ndërkombëtar që mbahet në Prag marrin pjesë rreth 70 vende të ndryshme me 800 ekspozues, dhe deri në fund të panairit priten rreth 35.000 vizitor.

Shërbimi i OT Ulqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV
“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV

Menaxheri i diplomuar i hotelerisë Qamil-Qamo Hoxha është drejtor i ri ekzekutiv i Kompanisë „Riviera e Ulqinit“. Këtë vendim Bordi i Drejtorëve të kësaj kompanie e ka marrë të hënën, në një seancë të

Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN
Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të muajit të ardhshëm do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi, mëson Portali Ul-info. Në ditën e parë të vizitës së saj

Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)
Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)

Sot ishte një ditë e bukur në Ulqin, të cilën qytetarë të shumtë e shfrytëzuan për shëtitje apo punë në Ullishtë. Në të njëjtën kohë, disa vendosën të marrin pjesë në hapjen ceremoniale të një tjetër Festivali

Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën
Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën

Të martën, më 31 janar 2023, komunën e Ulqinit do ta vizitojë delegacion i Qeverisë së Malit të Zi në krye me kryeministrin dr. Dritan Abazoviq. Në delegacion me kryeministrin Abazoviq do të jenë ministri

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.