Organizata turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën nacionale turistike dhe organizatat turistike të vendeve bregdetare, këto ditë prezanton ofertën në kryeqytetin e Hungarisë në panairin e turizmit “Travel Expo 2017 – Budapest”.
Në një nga panairet më të mëdha në Europën e mesme, i cili filloi të enjten, e përfundon të dielën, kishte interesim të madh për verim në rivierë të Ulqinit.
Stendën, përveç të tjerëve, e vizituan edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Malit të Zi në Hungari.