Në Panairin e Turizmit i cili nesër do të përfundojë në Novi Sad Organizata Turistike e Ulqinit dhe disa kompani nga Ulqini prezantuan ofertën turistike të këtij qyteti, njoftohet nga ky institucion.
Siç thuhet, u realizuan kontaktet me agjencitë e shumta dhe përfaqësuesit e mediave, të cilëve në veçanti iu prezantua filmi i ri promovues për Ulqinin.
Në këtë manifestim ofertën e prezantuan mbi 500 ekspozues në disa salla të Panairit të Novi Sadit i cili këtë vit për të 51 herë hapi sallat e veta për ekspozuesit.