Nën organizimin e Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi dhe Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, oferta turistike e Malit të Zi do të prezantohet në panairin më të madh në Rusi në një nga panairet më të rëndësishme turistike në botë MITT 2017 (Moscow International Travel & Tourism Exhibition), i cili mbahet prej më 14 deri më 16 mars në Moskë.
Në stendën e Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi ofertën e vet do ta prezantojë përveç të tjerëve edhe organizata lokale turistike e Ulqinit.
Në panair priten mbi 1600 ekspozues nga rreth 180 vende, më shumë se 28000 vizitorë prej të cilëve 75% janë agjentë dhe turoperatorë nga Rusia.








