Në rivierën e Ulqinit vazhdon trendi shumë i mirë i vizitave, lajmërohet për Portalin Ul-info nga Organizata turistike.
Sipas të dhënave të mbledhura sot, në këtë komunë qëndrojnë 28 621 mysafirë, që është për pesë për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Më së shumti mysafirë pushojnë në akomodimin privat, 24 830, në hotele 3173, ndërsa në kampe dhe pushimore 258 mysafirë të lajmëruar.
Por, numri i mysafirëve të palajmëruar që këto ditë verojnë në Ulqin është të paktën tre herë më i madhe se i të regjistruarve zyrtarisht.