Ulqini është parajsë për ato që dëshirojnë të ecin dhe njëkohësisht të shijojnë bukuritë e natyrës, pohojnë nga Organizata Turistike e Ulqinit.
Siç theksohet, janë të panumërta shtigjet për ecje në natyrë të cilat janë lehtësisht të qasshme: mund të shëtisin dhe të shijojnë ajrin e pastër pranë detit, në Pyllin e Pishave, në rrugët me makadam në Ullishtë, pranë baseneve në Kripore, si dhe nëpër shtigjet e vjetra të shkohet në kodrat dhe malet përreth, siç janë Mozhuri dhe Rumia.
“Vizita e fshatrave në brendësi, ju mundëson që ta ndjeni të kaluarën dhe mënyrën e dikurshme të jetës në këtë krahinë”, thonë nga OT dhe shtojnë se mjekët në veçanti rekomandojnë shëtitjet në cekëtinën zallore në Plazhin e Madh dhe të Vogël.