Organizata turistike e Ulqinit ka ftuar të gjithë qytetarët që ti bashkohen manifestimit turistik-propagandues “Dita e shegës”. Siç është deklaruar, ky manifestim do të mbahet të enjten, me 24 tetor, me fillim në ora 11 në Katërkollë.
“Dita e shegës” këtë vit mbahet për të dytën herë, ndërsa organizuesi kryesor është OJQ “Biznes klub Ana e Malit”.