Nga Organizata turistike e Ulqinit kanë njoftuar që manifestimi “Të gjithë për turizëm”, për shkak të motit të keq të paralajmëruar për të shtunën, do të organizohet të premten me 2 maj.
Programi i cili është planifikuar për të shtunën (defile, karnavali dhe koncerti muzikor) do të mbahet të premten me fillim në orën 18.