Në emër të taksës së banimit, duke përfunduar me tetor, në Ulqin janë paguar 377.000 euro, që është 10.000 euro ose 2,9 përqind më shumë nga e planifikuara me Programin e punës të Organizatës turistike për këtë vit, shkruan “Vijesti”.
Theksohet se kjo është për një çerek më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Më shumë mjete janë grumbulluar edhe nga taksa turistike, ndërsa për kontributin e anëtarësisë, për momentin, më pak.