OT: TURISTË MË SHUMË, PAGESA E TAKSËS MË E DOBËT

Sipas të dhënave të Organizatës turistike, në rivierën e Ulqinit pushojnë gjashtë për qind më shumë mysafirë sesa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, por pagesa e taksës së banimit është më e ulët për katër për qind.

Funksionarja e këtij institucion Emina Dervishi, tha që vendosja e punkteve turistike ishte vendim i mirë. “Ato na ndihmuan në punë, derisa dhe turistët tani më lehtë orientohen”, tha ajo dhe theksoi që pret vizitë shumë më të mirë mbas Bajramit.

“Jemi në kontakt të përditshëm me hotelierët, të cilët presin shfrytëzim më të madh të kapaciteteve të tyre. Po ashtu, manifestimet tradicionale “Skena verore” dhe “Panairi i librit” do të ndikojnë pozitivisht në ardhjen e valës së re të mysafirëve”, vlerëson Dervishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi