Në organizimin e Organizatës Nacionale Turistike të Malit të Zi në periudhen prej 12 deri 15 maj, në Mal të Zi do të qëndrojë grupa e turoperatërëve nga Kina. Kjo vizite realizohet në bashkëpunim me Air Serbia dhe organizatat lokale të Ulqinit, Tivarit, Budvës, Tivatit dhe Kotorit.
Në këtë grupë janë 8 përfaqësues të turoperatërëve siç janë Hong kong Economic times, Ming Pao Daily news, national geographic Traveler, head of Corporate – Communications Greater China, U Magazine, Voyage Magazine.
Të premten me 13 maj kjo grupë ka vizituar Ulqinin, të cilët patën mundësinë të vizitojnë Kalanë ku edhe u tregua diçka më tepër për historinë e qytetit të vjetër me një theks të veçantë në monumentet kulturo historike, në piratët e Ulqinit, Migel de Servantes etj etj. Koha e mirë me diell ishin edhe mundesi që ato të bëjnë shumë fotografi në Kala ku edhe u kënaqen me pamjet e bukura në Plazh të vogël dhe shetitore. Pas kësaj vazhduan ngadale edhe në Ade dhe Plazhë të madhe ku ishin të mahnitur me bukurinë dhe kilometrat e gjatë të kësaj plazhe. Një pushim e patën në restaurantin Antique i cili është marrë me pregaditjen e disa specijaliteteve të kuzhinës së Ulqinit.
Me një kënaqësi dhe buzëqeshje ngadalë përfunduan vizitën në qytetin tonë nga i cili thanë që kanë marrë përshtypje jashtëzakonisht të bukura dhe shpresojnë që do të kthehen përsëri.
Kur është në pyetje tregu i Kinës duhet të themi që është një treg në rritje dhe ka të bëjë me konsumatorët që harxhojnë deri në 3,5 mijë dolar për një udhëtim. Atë çka preferojnë kur përcaktohen për ndonjë destinacion janë siguria, komfori, bukuritë natyrore, kultura lokale, tradita dhe zakonet, që edhe e kandidon Malin e Zi si një destinacion për turistët e këtij vendi.
Shërbimi i OT Ulqin