Të dhënat e Organizatës turistike tregojnë që në fund të kësaj jave numri i mysafirëve në rivierën e Ulqinit është më në fund më i madh se vitin e kaluar në të njëjtën kohë. Jo diçka shumë, vetëm tre përqind, por edhe kjo është inkurajuese. Numri i turistëve ishte 25.199 në datën 26 korrik.
Më së miri janë të mbushur hotelet, ku pushojnë 2710 mysafirë, ose gati një e pesta më shumë se vitin e kaluar, në kampe janë 186 mysafirë, derisa numri i atyre që pushojnë në akomodim privat është 22.303, që është pak më tepër se një vit më herët.
Nga OT kanë lajmëruar që në fund të korrikut dhe fillim të gushtit do të vizitojnë Ulqinin dy grupe gazetarësh nga Bosnja dhe Hercegovina dhe nga Kosova.