Organizata Turistike e Ulqinit për herë të dytë është duke marrë pjesë në panairin e Tiranës, që mbahet me 5 dhe 6 shkurt 2016. Këtë vit Organizata e Ulqinit është edhe bartëse dhe organizatore e këtij panairi dhe në kuadër të stendës sonë janë prezent OrganizataNacionale e Malit të Zi, OT e Budvës, Tivarit, Podgoricës, Zhablakut, Kolashinit, Rozhajës, si dhe shumë afaristë dhe hotelijere, siç janë: Avala, Bianca, The Queen of Montenegro, Riviera e Budvës, Ski Vucje, PallataVenezia, Giovanni Trade Copacabana, Grand si dheshumëtjerë.
Panairi iTiranës organizohet nga firma e njohur për panaire në Shqipëri Albexpo Group, në bashkëpunim me shoqatën e turizmit të Shqipërisë dhe Agjensionin nacional të turizmit, dhe ky panair mbledh për rreth 100 operatere turistike nga të gjithe vendet e Shqipërisë në mënyrë që të promovohet oferta turistike në nivel sa më të lartë. Ne kete panair marrin pjese 50 ekspozues nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Turqia, Kroacia, Maqedonia, Mali I Zi dhe Serbia.
Ne hapjen zyrtare që është bërë sot, fjalën përshendetëse e pati edhe drejtoresha e OT znj.ZanaSarvan e cila shprehi kënaqësinë për prezencen në këtë panair duke shpresuar që marredhënjet e mirë me Shqipërinë do ti kemi edhe në të ardhmen, por shpreson që edhe bashkëpunimi në lëmin e turizmit te zgjerohet edhe më tepër. Gjatë ditës drejtoresha ka japur edhe shumë intervista për gazetarë dhe televizonet më të njohura të këtij vendi të cilët poashtu patën mundësinë të inçizojnë stenden tonë dhe të degustojnë disa nga ëmbëlsirat tradicionale që OT i ka pregaditur enkas për këtë panair.
Ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri z.FerhatDinosha me bashkëpunetorët e tij vizitoi panairin.
Shqipëria është një treg i rëndësishëm për Malin e Zi në përgjithësi sepse kohëve të fundit kemi rritje të numrit të turistëve nga ky vend por sigurisht që duhet të punojmë sa më tepër në promovimin e ofertës turistike. Ky panair do të zgjasë edhe nesër me 6 shkurt dhe mund të themi që stenda e Malit të Zi ka ngjallur interesim të madh nga të gjithë vizitorët.
Shërbimi i OT Ulqin