Sipas të dhënave të Organizatës Nacionale Turistike, në rivierën e Ulqinit sot pushojnë më shumë mysafirë se në të gjithë qytetet tjera të Malit të Zi, gjegjësisht rreth një mijë më shumë se në Budve.
Nga OT Ulqin njoftuan se gjithsej janë të regjistruar 58.008 mysafirë ose katër herë më shumë se në të njëjtën periudhë në vitin 2018.
Më së shumti mysafirë janë në akomodimin privat, 52.009, në hotele pushojnë 5.352, gjersa në kampe dhe pushimore janë të evidentuar 557 turistë.