Sipas të dhënave të Organizatës turistike, në Rivierën e Ulqinit këto ditë të fundit të gushtit pushojnë 13 për qind më shumë mysafirë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
„Turistë ë Ulqin ka diçka më shumë se 6500, ndërsa gati 90 për qind janë të huaj“, tha punonjësja në këtë institucion Emina Dervishi.
Ajo tha eë vizita është shumë e mirë në hotele, për 13 për qind më mirë në vitin 2012, dhe sidomos në kampe, ku pushojnë gati tre herë më shumë mysafirë.
Njëkohësisht në OT pohojnë që numri i mysafirëve të lajmëruar në akomodim privat është dhjetë për qind më i madh se vitin e kaluar.