Nga Organizata Turistike e Ulqinit njoftuan se për shkak të regjistrimit të rritur të mysafirëve është zgjatur orari i punës së pikave turistike.
Siç theksohet, ato në të ardhmen do të jenë të hapura prej orës 7 deri në 23.
Sipas të dhënave të fundit, në rivierën e Ulqinit janë të regjistruar afër 56.000 mysafirë.