Në stadiumin e “Deçiqit” në Tuz futbollistët e “Otrant Olimpikut” pritën të dielën skuadrën e “Drezges” dhe fituan me rezultatin 2:1.
Mirëpo, edhe pas kësaj fitore të rëndësishme ato pas 10 xhirosh të luajtura mbajnë vendin e parafundit në tabelë.
Xhiron e ardhshme, me 6 tetor, Ulqinakët takohen me “Deçiqin”, i cili është lider në pjesën e deritashme të kampionatit në Ligën e Dytë të Futbollit.