“Otrant Olimpik”: KËRKOJNË PAGESËN E DY PAGAVE QË TË FILLOJNË PËRGATITJET

otrant-olimpikUdhëheqësia dhe futbollistët e Klubit të futbollit “Otrant Olimpik” kanë biseduar të premten mbrëma me drejtuesit e Komunës së Ulqinit për tejkalimin e krizës financiare të këtij kolektivi sportiv, mëson Portali Ul-info.

Futbollistët nuk kanë pranuar propozimin që të nisin përgatitjet për pjesën pranverore të garës në Ligën e dytë gjersa të ju sigurohet të paktën dy nga katër pagat e prapambetura.

Sipas kalendarit të Federatës malazeze të futbollit, pjesa e dytë e garës do të fillojë me 5 mars.

“Otrant Olimpik” pjesën e parë të garës e përfundoi në vendin e tretë në tabelë, që është suksesi më i madh në histori të futbollit të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi