Klubi i futbollit “Otrant Olimpik” së shpejti mund të mbesë pa dy lojtarë të shkëlqyer vendas, mëson Portali Ul-info.
Golëshënuesi më i mirë i klubit nga Ulqini në pjesën e deritashme të garës, Fatmir Mollabeqiri, është në prag të nënshkrimit të kontratës me skuadrën “Besa” nga Peja.
Mbrojtësi Adrian Rudoviq mund të vazhdojë karrierën në Greqi ku negocion me një skuadër e cila garon në ligën e dytë të këtij vendi.