P. Milo: POLITIKA E SHQIPËRISË ME MALIN E ZI

images (1)Historiani i njohur dhe ish ministri i punëve të jashtme Paskal Milo në një tekst të titulluar “Fqinjësia në politikën e jashtme të Shqipërisë” të botuar në gazetën “Panorama” , përveç tjerash analizon dhe marrëdhëniet aktuale në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe tregon rrugën që duhet ndjekur që ato të përmirësohen më tej, ku shkruan:

– Në Malin e Zi, ndonëse shqiptarët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë, ata kanë vepruar si një faktor i përgjegjshëm në rrugën e këtij vendi drejt pavarësisë dhe meritojnë të respektohen edhe më shumë në të drejtat e tyre. Ata janë një ndër hallkat e marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, por me mundësi të tjera të pashfrytëzuara për t’i çuar ato edhe më përpara. Projektet e njohura turistike dhe infrastrukturore në liqenin e përbashkët të Shkodrës e në zonat përreth nuk duhet të mbeten edhe më tej vetëm në axhendat e bisedimeve të qeverive të radhës së të dyja vendeve. Ato duhet të gjejnë zbatim konkret për të mundur të krijojnë një hapësirë plot kuptim të asaj çfarë thuhet e kërkohet: bashkëpunim rajonal me vokacion europian. Po kështu janë edhe mundësitë që tregtia midis dy vendeve të kapërcejë shifrën e ngurosur prej vitesh me rreth 20 milionë euro.
Afrimi i vendeve fqinje përmes projekteve të përbashkëta, hapja dhe integrimi i tregjeve, respektimi i vlerave, i historisë, i gjuhës, i kulturës, pra i identitetit të gjithsecilit, është një investim që nuk mund të kryhet menjëherë. Ende ka dhe ushqehen ndjenja jo miqësore midis etnive, mosbesim i ndërsjellë dhe kontestime. Qeveritë me platforma europiane nuk duhet të instrumentalizohen nga qarqet nacionaliste ekstreme për të injoruar ose reduktuar të drejtat e të tjerëve që nuk kanë përkatësinë e tyre etnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi