Kryetari i Shoqatës së qiramarrësve të plazheve Prela Shkrela ka thënë që është gëzuar që përfaqësuesit e Organizatës turistike të Ulqinit janë të pranishëm në kremtimin e Vitit të ri turistik në Budvë.
“Le të udhëtojnë dhe le të mësojnë si bëhet kjo gjë, por le të organizojnë edhe këtu diçka”, tha ai duke theksuar se edhe në Ulqin do të ishte mirë që të organizojnë ndonjë manifestim ose tryezë të rrumbullakët në të cilën do të flitej për përgatitjet e sezonit të ardhshëm.
Sipas fjalëve të tija, Ulqini është i vetmi qytet në Bregdet ku nuk kishte asnjëfarë manifestimesh për Vit të ri.
“Ndoshta do të vinte edhe këtu dikush? Ne jemi qytet turistik dhe gjersa sillemi në këtë mënyrë nuk mund të përparojmë”, shtoi Shkrela.