Kryetari i Shoqatës së qiramarrësve të plazheve të Ulqinit Prela Shkrela ka vlerësuar si jokorrekte sjelljen e inspektorëve të shumtë të Drejtorisë për punë inspektuese të cilët prej fillimit të sezonit turistik kontrollojnë punën e plazheve.
Ai për “Dan” tha se sezoni akoma nuk është në kulmin e vet, por inspekcioni në terren po kryen fushatë dënuese agresive për shkak të së cilës shumë qiramarrës, hotelier dhe qiradhënës të akomodimit privat janë të zemëruar.
“Na morën jetën, ndërsa ekzistonte marrëveshja të veprojnë në mënyrë preventive dhe të lajnë hapësirë prej disa ditësh që subjektet e kontrollit të heqin parregullsitë. Në vend të kësaj ato nuk tregojnë mirëkuptim por dënojnë të gjithë dhe çdo gjë”, tha Shkrela duke theksuar se inspektorëve, prapë se prapë, duhet të ju pranohet se shumë mirë po e mbushin buxhetin e shtetit.









