Kryetari i Shoqatës së qiramarrësve të plazheve të Plazhit të madh Prela Shkrela ka deklaruar se sezoni i ardhshëm turistik do të jetë sfidues.
“Unë, prapë, shpresojë se në përfundim do të jetë mirë, edhe pse ka të ngjarë se do të kemi numrin e përafërt të mysafirëve si vjet, por të ardhurat do të jenë më të ulëta”, tha ai për Portalin Ul-info.
Prandaj, sipas fjalëve të tija, është i nevojshëm promovimi më i mirë i Ulqinit dhe përgatitja më e mirë për sezon e të gjithëve që marrin pjesë në krijimin e ofertës turistike të kësaj komunë.
“Vetëm atëherë kur turizmi prapë të na bëhet punë, kujdes dhe dashuri e përhershme, e jo vetëm veprimtari verore, do të mund të kthehemi në hartën turistike të Europës”, tha Shkrela duke shtuar se kjo është një nga arsyet pse restoranti i tij në plazhin “Kopakabana” është i hapur gjatë të gjithë vitit.