Padi kundër inspektorëve: KUZMAN NGRITI PADI TJETËR PENALE

Srgjan Kuzman, qytetar i Ulqinit, ka ngrit të mërkurën në prokurorinë themelore shtetërore në Ulqin padi penale ndaj inspektorëve Zorica Çolloviq dhe Rasim Gaçeviq.

Ai në padi ka shkruar që ato kanë kryer vepër penale punë të pandërgjegjshme në detyrë. “Inspektorja Çolloviq, e sidomos inspektori Gorçeviq me urdhër dhe kërkesë të Radomir Zecit bëjnë kontrolle inspektuese në sallonet e mi për masazh, trazojnë dhe shqetësojnë vetëm punëtorët e mi, pavarësisht se un posedoj të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për punë, librezën sanitare, etj. ”, shkruan Kuzman dhe shton që “Radomir Zec si njeri i fuqishëm ndikon në punën e punonjësve zyrtar të inspekcioneve dhe udhëheq punën e tyre, ndërsa ato me nënshtrim i kryejnë urdhrave të tija”.

Ai nga Prokurori shtetërorë, si njeri përgjegjës, kërkoj që të hetoi pohimet e tija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi