Mbasi që në fillim të shkurtit Gjykata administrative e Malit të Zi ka anuluar vendimin e Komisionit për zbatimin e procesit të thirrjes publike për qiradhënie të lokacioneve të përkohshme në pronën komunale (nr. 01 – 234/16 me 18 maj 2016), ndërsa i cili ka të bëjë me lokalitetin “Big Ben” në Ranë, Ulqinaku Momçillo – Momo Rudoviq ka paditur Komunën e Ulqinit.
Ai në gjykatën kompetente ka dorëzuar padinë me të cilën, në bazë të fitimit të humbur, kërkon nga Komuna e Ulqinit 80 mijë euro.
Përndryshe, ky lokacion në pjesën e pasme të Plazhit të vogël madje tre herë doli vitin e kaluar në tender për qiramarrje të lokacioneve të përkohshme.








