Paga mesatare në Ulqin, në gusht për herë të par ka kaluar “kufirin psikologjik” prej 400 euro, njoftojnë nga Enti shtetëror për statistikë – Monstat.
Të dhënat tregojnë që në këtë muaj të punësuarit në këtë komunë kanë marrë mesatarisht 405 euro. Po ashtu është inkurajuese që tash katër muaj me radhë pagat kanë rritje: në maj ishin 367, në qershor 375, në korrik 388, ndërsa në gusht 405.
Por, paga mesatare në Ulqin vazhdon të jetë më e ulëta në vend, sepse në Andrievicë është 406, në Herceg-Novi 409, ndërsa në Bijello Pole 411 euro.