Enti shtetëror për statistikë i Malit të Zi – Monstat ka njoftuar se në dhjetor të vitit të kaluar paga mesatare në Ulqin ishte 405 euro.
Paga në këtë komunë nuk është më e ulëta në vend, por është për pak më shumë se 40 euro më e ultë se në Budvë (448) dhe Tivar (451).
Përndryshe, në Monstat kanë llogaritur se në nivel vjetor paga mesatare në Ulqin ishte 385 euro, apo për një për qind më e lartë se një vit më herët, kur në mesatare ishte 381 euro.