Pagat në Mal të Zi: VETËM NË ULQIN MË TË ULËTA SE 400 EURO

starigradulcinjtoulcinj1Vetëm në Ulqin pagat e të punësuarve në nëntor ishin në mesatare më të ulëta se 400 euro, tregojnë të dhënat e fundit të Entit shtetërorë për statistikë – Monstat, në të cilat kishte qasje Portali UL-info.

Paga mesatare neto e nëntorit në këtë qytet ishte 390 euro. Kjo është më pak se në Andrijevicë, ku pagat muajin e kaluar ishin mesatarisht më të larta për 15 euro, apo në Bijello Pole ku ishin 416 euro.

Në Tivarin fqinj pagat në mesatare ishin më të mëdha për 40 euro, në Budva 77, ndërsa në Tivat madje 147 euro më të mëdha se në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…