Që në Ulqin është çdo gjë njëjtë si vitin e kaluar, tregon dhe niveli i pagës mujore për mars. Siç është thënë Portalit Ul-info nga Enti shtetëror për statistikë – Monstat, paga mesatare në Ulqin muajin e kaluar ishte 367 euro, njëjtë sikurse në mars të vitit 2013.
Kjo do të thotë që pagat në Ulqin vazhdojnë të jenë më të voglat në vend, ndërsa më të ulëta se 400 euro janë edhe vetëm në Andrievicë dhe Danillovgrad.
Paga më e madhe në mars ishte në Tivat – 554 euro, që është madje 111 euro më pak se në janar të këtij viti.
Në Monstat theksojnë që në mars në Ulqin ishin të punësuar 4368 persona, apo për dy për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.