Sipas të dhënave të komunikuara Portalit Ul-info, në komunë të Ulqinit deri tani janë mbledhur rreth 170 mijë euro në bazë të taksës së banimit. Kjo është për rreth tetë për qind më mirë se në periudhën krahasuese vitin e kaluar.
Por, duke marrë parasysh numrin e mysafirëve sidomos të cilët në këtë muaj pushojnë në rivierën e Ulqinit, shuma e mbledhur e parave nuk mund të kënaq askënd.
Këtë sezon, përndryshe, pagesa e taksës së banimit është shumë më e mirë në Shtoj dhe në Gjerana, në krahasim me pjesën më të ngushtë të qytetit.