“Partia demokratike e socialistëve në mënyrë jodemokratike dhe me dhunë do të tentoj të anuloi vullnetin e qytetarëve të Ulqinit”, deklaroi për agjencinë Mina, lideri i Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq.
Ai vlerësoi që kryetari i PDS-së Millo Gjukanoviq duhet ti pranoi humbjet me pak më shumë dinjitet.
Sipas fjalëve të tija, është e papranueshme që ti dërgohen mesazhe kërcënuese Ulqinakëve dhe që publikisht të shantazhohen subjektet politike të cilët nuk dëshirojnë bashkëpunim me partinë në pushtet.
“Kjo është sjellje antidemokratike dhe antievropiane. Ulqinakët dhe partitë të cilëve ato ja dhanë besimin kanë shfrytëzuar të drejtën e vet të vendosin si dhe kush do të drejtoi qytetin dhe për këtë gjë duhet ti urojmë. Nuk kam dilemë që PDS do të tentoi në mënyrë jodemokratike dhe me dhunë të anuloi vullnetin zgjedhor të qytetarëve të Ulqinit”, tha Pajoviq.