Pakujdesi: KRONI PUBLIK NË ÇARSHI LIHET PAS DORE

Kroni i shkallave, CarshiaNë Ulqin gjatë tërë historisë ka ekzistuar kulti i ujit, kështu që banorët e tij kanë menduar që ndërtimi i krojeve publike është vepër përmes së cilës arrihet kënaqësia e zotit.

Në fillim të shekullit të kaluar vetëm në qytet ishin 30 objekte të tilla. Një nga ato ishte ai në Çarshi, i quajtur Kroni i shkallave.

Është mbuluar në fillim të viteve tetëdhjetë, që, gjoja, të zgjerohet rruga, por vetëm tre dekada më vonë prapë është kthyer në funksion. Prej atëherë me të janë shërbyer me mijëra njerëz.

Mirëpo, për pastërtinë e atij vend, siç tregojnë fotografitë e bashkëqytetarit Shaqir Çaushi, kohën e fundit nuk kujdeset askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi