„Pallati Venecia“: BAMJET TUBUAN ULQINAKËT DHE MYSAFIRËT E TYRE

bamjeMbrëmja e mrekullueshme për nder të bamjeve u mbajt të mërkurën në sheshin e Servantesit në Kala. Një numër i madh i të tubuarve nga të gjithë trevat e Malit të Zi, si dhe mysafirë që pushojnë në rivierën e Ulqinit, kishin mundësi të kënaqen me shijen e këtij ushqimi tradicional të Ulqinit.

Për rëndësinë e bamjeve në kuzhinën e Ulqinit dhe përpjekjet të cilët Komuna i bënë që të nxisë artin e gatimit, foli kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.

Për receta të bamjeve foli në nga kuzhinierët më të njohur nga Ulqini Nijazi Resulbegoviq.

Evenimentin e organizoi hoteli “Pallati Venecia” në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit të cilët thanë se vitin e ardhshëm do të organizohet manifestimi i ngjashëm, por me më shumë ushqime tradicional Ulqinake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi