Pallati Venecia: “DITËT E BAMJES” MË 16 DHE 17 GUSHT

Manifestimi tashmë tradicional “Ditët e Bamjes” do të mbahet më 16 dhe 17 gusht në hotelin “Pallati Venecia”, në Kalanë e Ulqinit – në sheshin e Servantesit, njoftuan nga ky hotel.

Natën e parë të këtij manifestimi do të organizohet koncerti i yllit rajonal të muzikës Al Dino. “Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve dhe mysafirëve të cilët pushojnë në objektin tonë, të gjithë ato që dëshirojnë të jenë të pranishëm në këtë eveniment të bukur duhet ta bëjnë rezervimin me kohë”, thanë nga “Pallati Venecia”.

Ditën e ardhshme, të martën me 17 gusht, të gjithë mysafirët dhe vizitorët do të kenë mundësi të jenë të pranishëm gjatë përgatitjes së bamjeve sipas recetës së Ulqinit dhe të provojnë falas këto bimë të mrekullueshme, si dhe të shijojnë programin interesant argëtues.

Numrat e telefonit të “Pallatit Venecia” janë +382 (0)67 600 405 dhe o67 387 357.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi