Nga hoteli “Pallati Venecia” njoftuan se më 29.04.2022, në periudhën prej orës 16 deri në 19, do të organizohet ekspozita artistike e Rudi Gogës dhe Mersiha Resulbegoviq – Mavriq.
Me këtë rast do të publikohet ekspozita e pikturave të këtyre artistëve, e që janë në pronësi të këtij hoteli.
Siç thanë në emër të organizatorëve, nga SHPK “Real Estate & Co”, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të sodisin punimet e këtyre artistëve të mrekullueshëm nga Ulqini, të mësojnë më tepër për historinë e Ulqinit, detarinë e Ulqinit, traditën e familjes së vjetër “beglere”, si dhe mbi faktet se si Miguel De Cervantes dhe Shabbetai Zvi kanë mbërritur në Ulqin – Dulcigno i dikurshëm.