Pamje më e bukur në Valdanos: QYTETARËT PASTRUAN MBETURINAT

Aksioni ValdanosDisa dhjetëra qytetarë të Ulqinit dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare janë përgjigjur pozitivisht ftesës së trajnerit të Klubit të hendbollit për femra Mustafa-Muqko Kollarit për të pastruar mbeturinat, bërllokun dhe bimët e imta në një nga vendet më panoramike në gjirin e Valdanosit, si dhe të disa lokaliteteve tjera të cilët nëpër Ullishtë çojnë deri tek kryqëzimi në rrugën Ulqin-Tivar.

Në këtë aksion veçanërisht aktiv ishin anëtarët e klubit të hendbollit për femra dhe meshkuj dhe prindërit e tyre.

Për të gjithë pjesëmarrësit, nën organizimin e Komunës së Ulqinit, u ndanë sandviçët.

Në emër të administratës lokale aksionit iu bashkëngjiten kryekomunari Nazif Cungu, nënkryetarët Hadixha Gjoni, Arian Murati dhe Vaso Radoviq, shefi i Policisë komunale Saubih Mehmeti dhe drejtoresha e OT-së Zana Sarvan.

Kollari paralajmëroi se do të organizoi aksione tjera të ngjashme në mënyrë që Ulqini të jetë më i bukur dhe më i rregulluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi