Në Ulqin edhe këtë vit, për të 19 herë, do të mbahet Panairi i Librit. Këtë manifestim tradicional me 26 korrik në Ranë do ta hapin Ministrat e Kulturës së katër shteteve: Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.
Siç u ta të premten në prezantimin e organizuar në Tiranë, në panair do të marrin pjesë 70 ekspozues nga të gjithë vendet e rajonit.
Do të jepen çmimet “Liburna” dhe “Dega e ullirit” për titujt më të mirë.
Në këtë prezantim folën nënkryetari i Komunës së Ulqinit Astrit Hoxha, drejtori i Organizatës Turistike Fatmir Gjeka, drejtoresha e Institutit për Promocionin e Librit nga Tirana Irena Toçi dhe kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” Ismet Kallaba, i cili theksoi se Ulqini është qytet i kulturës, ndërsa ky manifestim është i rëndësishëm në korniza rajonale.