Panairi i biznes ideve: MË SHUMË MUNDËSI PËR PERSONA ME INVALIDITET

panairi-sajam

Në Ulqin sot, para Qendrës së kulturës, në organizim të Monitoring grupit Ulqin – Mogul, u mbajt Panairi i biznes ideve për persona me invaliditet.

Këtë manifesti solemnisht e hapi nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni, ndërsa folën edhe drejtori i Entit për punësim Zhelko Rolloviq dhe mentori në projektin “Biznesi i vogël – Mundësi e madhe” Kristian Qetkoviq, nga OJQ “35mm”.

Siç thanë organizatorët, me projekt dëshirohet që në mënyrë afatgjate të kontribuohet në përfshirje shoqërore të personave me invaliditet nëpërmjet rritjes së punësimit dhe qasjes më të mirë të tregut të punës, si dhe rritjen e numrit të iniciativave sipërmarrëse të kësaj popullate vulnerabël në komunë të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi