Në Sheshin e Lirisë në Tuzla këtë fundjavë u mbajt Panairi i 15 i Bletarisë dhe i Prodhimeve nga Bletët – MEDENA TUZLA 2020.
Një nga pjesëmarrësit më të suksesshëm në këtë manifestim ishte Ulqinaku Naim Duraku, përndryshe profesor i gjuhës gjermane.
Ai për cilësinë e shkëlqyer të mjaltit u shpërblye në Tuzla me dy medalje ari dhe një të argjendtë.