PANAIRI I TË RINJVE: RRUGËT E ZHVILLIMIT TË KARRIERËS NË SEKTORIN E TURIZMIT

Dje në Ulqin u organizua Panairi Ndërkufitar i të Rinjve ”Rrugët e zhvillimit të karrierës në sektorin e turizmiti cili mblodhi së bashku nxënës nga Shkolla e Mesme e Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin dheShkolla e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Panairi synoi të sjellë bashkë të rinjtë dhe punëdhënësit nga rajoni ndërkufitarMali i Zi – Shqipëri, duke krijuar kështu mundësi për bashkëbisedim dhe hapësira të reja për aftësimin dhe punësimin e të rinjve në sektorin e turizmit.

Aktiviteti u organizua në një format miqësor ku të rinjtë nga Ulqini dhe Shkodra patën mundësi të krijojnë kontakte dhe shkëmbejnë eksperienca me njëri tjetrin, të shpalosin aftësitë e tyre krijuese, të prezantojnë potencialet turistike të rajonit ndërkufitar përmes katalogëve dhe broshurave si dhe të promovojnë specialitetet e kuzhinave tradicionale të të dy qyteteve. Të rinjtë po ashtu patën mundësi të komunikojnë me biznese të ndryshme për të eksploruar mundësitë e angazhimit gjatë stinës së verës.

Të rinjtë nga Ulqini prezantuan në këtë panair broshurën turistike “ULQINI, natyrë dhe lashtësi”

Vizitorët e pranishëm në panair, përveç koordinatorëve të projektit Nazif Velqi dhe Mirela Sokoli, ipërshëndetën edhe Aleksander Daboviq – Kryetari i Komunës së Ulqinit;Aleksandra Gardasheviq Slavulica – drejtoreshë e përgjithshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit;Milijana Vukotiq Jellushiq – drejtoreshë në Drejtorinë për Qeverisje të Mirë në Ministrinë e Administratës Publike; Miliana Daboviq nga Qendra e Arsimit Profesional të Malit të Zi; Gëzim Hajdinaga – drejtor ii Organizatës Turistike të Ulqinit si dhe znj. Shqiponja Gjeka nga Zyra e Punës në Ulqin.

Ky aktivitet vjen pas 18 muajve pune intensive me mbi 100 të rinj nga Ulqini dhe Shkodra, të cilët kanë ndjekur cikle trajnimesh edukative mbi punësueshmërinë dhe sipërmarrjen sociale në sektorin e turizmit; realizuan praktikat e punës në bizneset lokale, ndoqën kurset profesionale në fushat e marketingut digjital, menaxhim biznesi, shkrim projektesh, etj, duke e finalizuar këtë proces me hartimin ideve të biznesit dhe fillimin e realizimit të tyre.

Panairi i punës për të rinjtë u realizua në kuadër të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit ndërkufitar IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave e Malit të Zi. Projekti zbatohet nga organizata World Vision Albania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim-Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës Osmani Sadriu: NË ULQIN NDIHEMI SI NË SHTËPINË TONË
Presidentja e Kosovës Osmani Sadriu: NË ULQIN NDIHEMI SI NË SHTËPINË TONË

“Në Ulqin ndihemi si në shtëpinë tonë. Falënderoj të gjithë ata që hapën shtëpitë dhe zemrat e tyre për mërgimtarët nga Kosova në vitin 1999”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Ulqin: PARALAJMËRIM I ARDHJES TË ZINXHIRIT GJERMAN TË SUPERMARKETËVE
Ulqin: PARALAJMËRIM I ARDHJES TË ZINXHIRIT GJERMAN TË SUPERMARKETËVE

Zinxhir i njohur i dyqaneve ushqimore “Lidl” është i interesuar për hapjen e një objekti në Ulqin, mëson Portali Ul-info. Me këtë rast, drejtuesit e asaj kompanie kanë biseduar me kryetarin e Komunës së

Ana e Malit: Filloi ndërtimi i Qendrës së Komunitetit në Krythë
Ana e Malit: Filloi ndërtimi i Qendrës së Komunitetit në Krythë

Me date 2 shkurt 2023 është bërë betonimi i pllakës së Qendrës së Komunitetit Krythë. Ky projekt është një investim që po mbulohet në tërësi nga diaspora e ketijë komuniteti. Objekti ka një sipërfaqe mbi

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën, më 8 shkurt, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: në periudhën prej ores 8 deri në 14,00 – një pjesë

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu