Në Beograd të enjten filloi Panairi tradicional i turizmit.
Në këtë manifestim, të cilin e hapi ministri në Qeverinë e Republikës së Serbisë Rasim Lajiq, Organizata Turistike e Ulqinit po prezanton ofertën e kësaj komune.
Vizitorët e stendës, e cila është në kuadër të Organizatës Nacionale të Malit të Zi, mund të shijojnë edhe specialitetet e kuzhinës së Ulqinit.