Panairi i turizmit në Prishtinë: EDHE BAJRAKTARI NË CEREMONINË E HAPJES

Ngjarja më e madhe e turizmit dhe sportit në Prishtinë, ka filluar të enjten në Sallën 1 Tetori dhe do të vazhdojë deri nesër.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit është ngjarje promocionale dhe komerciale për këta dy sektorë, transmeton Klan Kosova.

Sipas MKRS-së, në këtë edicion po i kushtohet vëmendje e veçantë ngritjes së vetëdijes dhe promovimit të sportit, shëndetit dhe fitnesit, duke ditur benefitet e tij drejt një jete me shëndet të mirë fizik e psikologjik.

Folës në ceremoninë hapëse ishin zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, presidenti i KOK, Ismet Krasniqi dhe kryetari i Ulqinit, Omer Bajraktari.

Pjesë e panairit janë 10 komuna nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, 30 subjekte dhe biznese, KOK-u dhe nëntë federata sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin