Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi, në bashkëpunim me organizatat lokale, ndërmarrjet hotelerike dhe agjencitë prezantoi ofertën turistike për dashamirët e pushimit aktiv në panairin “fre.e” i cili deri të dielën mbahet në Mynih.
Vizitorët e panairit kishin mundësi të informohen për mundësitë e outdoor aktiviteteve, ofertat avanturistike dhe kampimit në Mal të Zi, thuhet nga ONT.
Siç shtohet, tregu i Gjermanisë është një nga tregjet më eminente me më shumë se 70 milion udhëtime në vit.