Organizata Turistike e Ulqinit tradicionalisht po merr pjese ne Panairin nderkombetar te turizmit dhe sportit Ceokos 2013, i cili tashme po mbahet per te 19 vit me radhe.
Pas prezentimit me ane te konferences delegacioni i Ulqinit sot ishte ne qender te vemendjes te te gjithe mediave kosovare ku ne hapje te ketij panairi fjalen pershendetese paten kryetari i Komunes se Ulqinit z.Omer Bajraktari dhe drejtori i Organizates Turistike te Ulqinit z.Qazim Hoxhiq, te cilen shprehen kenaqesine qe keto dit ndodhen ne Prishtine, duke i falenderuar te gjithe qytetaret e Kosoves per mikepritjen e ngrohte qe na bejne dhe qe me vite te tera zgjedhin Ulqinin si destinacionin e tyre per pushime verore.
Se bashku me Organizaten Turistike te Ulqinit, ne kete panair jane prezent edhe shume afariste dhe hotelijere nga qyteti yne dhe ate Riviera e Ulqinit, Azul Beach Montenegro, Pallata Venezia, Mediteran, Salina, Eneida apartments, hotel Llolla, Pasha apartments.
Duhet permendur qe gjate dites se pare te panairit interesimi ishte shume i madh per Ulqinin, ku stenden tone e vizitoj edhe zv. ministrija e kultures, sportit dhe rinise z.Daulina Osmani, jane dhene intervista te shumta per media, jane mbajtur takime me agjensione turistike dhe jane ftuar te gjithe qe te vizitojne Ulqinin edhe per festat e 1 majit ku edhe do te kemi aktivitete te shumta.
Gjate vitit 2022, sipas te dhenave statistikore Ulqinin e kane vizituar rreth 50.000 turiste qe kane realizuar 220.000 fjetje.