Në Panairin kryesor në tregun austriak – “Ferien 2019” në Vjenë, së bashku me ekspozuesit nga 80 vende, ofertën e vet turistike për sezonin e ardhshëm e prezantoi edhe Komuna e Ulqinit.
Në këtë panair shumë të rëndësishëm evropian i cili mbahet deri të dielën, marrin pjesë kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe drejtori i Organizatës Turistike Fatmir Gjeka, së bashku me disa punëtorë turistik nga Ulqin.
Përndryshe, së bashku me panairin e turizmit në një pjesë të hapësirës ekspozuese mbahet edhe panairi i automjeteve kështu që mediet e shumta e kanë përshkruar “Ferien Messe Wien” si parajsën për njerëzit e pasionuar mbas udhëtimit dhe dashamirës të automjeteve.