Të premten në Sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Ulqinit u mbajt panel diskutimi me temë “Përfshirja e të rinjve në vendimarrje publike”.
Një nga organizatorët e këtij tubimi, Damir Jukoviq tha që beson që me aktivizimin e përbashkët të të rinjve mund të dalin rezultate pozitive.
Ai ndër të tjera tha se të rinjtë duhet të pyeten dhe që ata duan dhe duhet të jenë pjesë e shoqërisë, si subjekt i cili bën pjesë aktive në marrjen e vendimeve.
Oraganizatorët e këtij panel – diskutimi deklaruan që nuk janë të kënaqur me pozitën e tyre në shoqëri.
Dëshira e tyre është që të formohet zyra për rini, e cila tashmë ekziston në disa Komuna të Malit të Zi.
Ata deklaruan që tek Komuna e Ulqinit shohin një partner të mirë tek i cili besojnë dhe shpresojnë që do t’i mbështesë në nismat e tyre.
Qëllimi kryesorë i këtij panel – diskutimi është të formohet zyra për të rinj në Komunën e Ulqinit dhe që ajo të funksionojë rregullisht. (A.Resulani)